Milan, pëlqehet një talent në ligën e dytë angleze! Strategjia

Milani tashmë është fokusuar i gjithi në merkato. Maldini dhe Massara janë të thërritur në detyrën për të gjetur profilet e duhura të futbollistëve.

Sirenat kanë shkuar deri në kategorinë e dytë angleze, sa i përket tregut të transferimeve të janarit.

Sezonin e shkuar thuajse kishin siguruar Antonee Robinson por problemet e zemrës ndaluan gjithçka. Një tjetër emër që doli në pah ishte ai i Matty Cash, tani te Aston Villa.

Vëzhguesit kuqezi ndjekin shumë liga dhe një goditje nuk përjashtohet. Sipas asaj që u zbulua nga Seriebneës.com, këtë herë Michael Olise do të ishte në fletorin e shefit të skautingut kuqezi, Geoffrey Moncada.

Olise është një mesfushor sulmues ose anësor 19-vjeçar që luan te Reading. Ai ka lindur në Guiana franceze dhe ka luajtur për ekipin Under-18 të Francës. Këtë sezon ai ka realizuar 4 gola dhe 7 asist në 21 paraqitje. Kontrata i skadon në qershor 2022.

Celtic 'target' Reading's young French winger Michael Olise as they  continue to monitor Aaron Hickey

Ideja e Milanit do të ishte të blinte talentin e ri dhe më pas ta huazonte në një ekip të Serie A ose Serie B. Monza, Spal, Leçe, Chievo dhe klube të tjera janë të interesuar të marrin Olise në baza të përkohshme.

Nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë të sigurojnë yllin e Reading. Në të vërtetë, në Angli ata japin skuadra të tilla si Chelsea, Manchester City, Liverpool, Arsenal, Leicester City, Ëolverhampton dhe Leeds në gjurmët e futbollistit. Shumë konkurrencë. Dhe në Premier League nuk ka mungesë parash për të kënaqur kërkesat ekonomike të Reading.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu