Milan pas nje objektivi te ri tek Juventusi

Nje tjeter marreveshje e mundshme po afrohet ne boshtin Juventus-Milan i cili vitet e fundit ka sjelle operacione te ndryshme. Emri i fundit qe del ne tryeze eshte ai i Rolando Mandragora, ne pronesi te Udinezes, por mbi te cilin Juventusi ka nje mundesi per ta blere perseri 26 milion euro nese nuk ndodh ndonje surprize ne fund te sezonit.

Sidoqofte, veshtire se mesfushori i lindur ne 1997 do te konfirmohet ne skuader dhe per kete arsye opsione te ndryshme po konsiderohen per shitjen e tij qe do te ishte nje ndikim i rendesishem per bilancin e klubit.

Ne javet e fundit, lojtari eshte lidhur shpesh me Romen, me mundesi te ndryshme shkembimi qe jane hipotezuar. Sipas ‘La Gazzetta Sportiva’, megjithate, skuadrat e tjera gjithashtu kane levizur, mbi te gjitha Milani, i cili planifikon nje vere te nxehte merkatoje dhe kerkon profile te lojtareve si Mandragora. Ndoshta ky i fundit mund te jete nje karte e vlefshme per bardhezinjte per te hyre ne tratativa me Milanin per lojtaret si Donnarumma apo Romagnoli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu