“Milan, nuk ta kemi frikën!” Sulmuesi i Rio Ave beson te arritja e madhe historike!

Bruno Moreira, sulmuesi i Rio Ave (autor i golit ndaj Besiktas në turin e tretë  kualifikues), skuadra që do të përballet me Milanin në fazën e playoff të Europa League, ditën e enjte në Portugali, ka folur për gazetën “Record” dhe e ka prezantuar kështu këtë vigjilie.

“Po flasim për një ndeshje të veçantë për të gjithë ne, sepse garanton kualifikimin në Europa League. Do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyer dhe të madh, por po e përgatisim ndeshjen me qetësi. Ashtu siç jemi përballur me të gjitha ndeshjet e tjera që kemi luajtur”.

“Jemi duke jetuar një ëndërr dhe jemi pothuajse atje, pranë realizimit! Gjithashtu e dimë se do të përballemi me një ekip me histori dhe big, por të gjithë besojmë se jemi në gjendje ta bëjmë ëndrrën tonë realitet”.

“Trofetë e Milanit janë të shumta, por asnjë skuadër nuk na frikëson. Ata do të krijojnë shumë vështirësi për ne, por jemi të gatshëm t’i përballojmë si në Turqi me Besiktas. Është një ndeshje e vetme, ndaj gjithçka mund të ndodhë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu