“Milan, nuk ke asnjë justifikim! Duhet të kthehemi si ishim, kemi gjithçka në dorë. Pushimi…”

Rade Krunic, mesfushori i Milan, u intervistua nga Milan TV ditën e sotme. Boshnjaku u ndal te aktivizimi i tij, por dhe sezoni e këto javët e fundit, me objektivin Champions.

“Unë kam qenë gjithmonë në dispozicion të ekipit dhe trajnerit, madje edhe për të luajtur në role të ndryshme.

Mendoj se në këtë pjesë të dytë të sezonit kam luajtur pak më shumë në ndeshjet e fundit, sepse ka pasur kaq shumë lojtarë të dëmtuar.

Duke luajtur më shumë unë tregova cilësitë e mia dhe atë që mund t’i jap ekipit”.

Për fitoren me golin e tij në Verona: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, kishte shumë lojtarë të padisponueshëm dhe në ndeshjen e mëparshme nuk kishim fituar.

Për mua kjo do të thotë shumë, më ndihmoi shumë për të bërë më mirë në ndeshjet pasuese”.

Mbi përballjen e dyfishtë në Europa League kundër Manchester United:

“Mendoj se e merituam të kalonim, ne bëmë shumë mirë në Angli, por edhe në shtëpi. Një barazim pa gol ishte e mjaftueshme për të kaluar.

Ne bëmë mirë, na mungoi pak me fat por jam krenar për ekipin dhe mënyrën se si kemi luajtur”.

Momenti i formës: “Ne duhet të kthehemi të jemi vetëvetja, me atë vendosmëri që treguam në fillim. Në ndeshjet e fundit nuk kemi qenë në nivelin tonë, por duhet t’i bëjmë gjërat siç kemi bërë më parë, me cilësi dhe vendosmëri.

Tani kemi më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjet dhe për të pushuar.

Sipas mendimit tim është një gjë shumë e rëndësishme, ekipi ka luajtur për një kohë të gjatë çdo 3 ditë dhe nuk është një gjë e lehtë.

Tani ne duhet të pushojmë mendërisht dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër.

Një fitore në Parma është e mjaftueshme dhe do të jemi Milani si më parë”

Për mungesat e shumta: “Disa herë të gjithë kemi qenë në dispozicion, të gjithë të shëndetshëm dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën tonë.

Tani ngadalë të gjithë po kthehen dhe për pjesën e fundit të sezonit do të jetë edhe më e rëndësishme të kemi të gjithë grupin në dispozicion” .

Ndeshja kundër Sampdoria: “Nuk ka asnjë justifikim për një ndeshje si kjo, këto ndeshje duhet të fitohen.

Nuk ka lodhje. Trajneri gjithmonë i thotë gjërat siç janë, si për ju ashtu edhe për ne, dhe ne do t’i përmirësojmë gjërat që bëmë gabim. Shpresojmë t’i kthehemi fitores në ndeshjen tjetër”.

Parma: “Ne nuk nënvlerësojmë askënd. Traineri nuk ka folur ende për Parmën, por ai sigurisht do të thotë të njëjtat gjëra.

Ne nuk mund të nënvlerësojmë një ekip që po lufton për shpëtim. Sipas mendimit tim ata nuk kishin fat në ndeshjen e fundit por bënë mirë dhe më duket se ata po rriten. Por ne jemi Milan dhe duhet të fitojmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu