Klubi kuqezi ka të gjitha synimet për të konfirmuar trendin e shkëlqyeshëm të ecurisë post karantine! Afrimet e verës sigurisht që do të japin kontributin e tyre për kauzën, por kapitulli i merkatos nuk përfundoi më 5 tetor.
Në këto ditë, në fakt, pavarësisht se negociatat zyrtarisht janë “ftohur” (merkato u mbyll dhe nuk mund të regjistrosh më futbollist përveç atyre pa ekip) ka shumë zëra rreth programimit të janarit.
Lajmet e fundit, të cilat mbërritën disa orë më parë, ftojnë fansat të kultivojnë ëndrra ambicioze.
Kishte shumë fjalë për mundësinë e afrimit të një zëvendësi Ibrahimovic në merkaton e verës, por mundësia e përshtatjes së Rebic dhe Leao si qendërsulmues dhe dëshira për të vënë bast mbi Colombo, e kanë shtyrë klubin të ndihet i kënaqur.

Për momentin. Maldini do të planifikonte një plan që do të lejonte zgjidhjen e dy çështjeve të rëndësishme. Por le të shkojmë në rregull. Sipas seriebneës.com, Milani ka identifikuar te Samuele Riçi profilin ideal në mesfushë në vend të Krunic.
Për të arritur te xhevahiri i Empolit, klubi kuqezi do t’u ofronte toskanëve huazimin e Lorenzo Colombo deri në fund të sezonit. Përtej shkëmbimit shumë interesant, i cili do të sillte një talent tjetër kristalor në oborrin e Piolit, mbi të cilin do të përqendrohej për të tashmen dhe për të ardhmen, do të hapte mundësinë e kthimit për t’u përqëndruar në një qendër sulmues tjetër.
Siç raportohet nga Tuttosport, objektivi i drejtuesve të Milanit është gjithmonë Luka Jovic, “i detyruar” nga largimi i Borja Mayoral për të qëndruar në Madrid.
Qendërsulmuesi kroat tashmë kishte dhënë gatishmërinë e tij për t’u bashkuar me Serinë A, si mundësia më e mirë për të arritur majën në funksion të Kampionatit Evropian. Vetë Real Madrid gjithashtu ishte hapur për mundësinë e një huazimi të thatë, një mundësi që mund të materializohet në janar.
Maldini mund të përforcojë mesfushën dhe t’i garantojë Piolit një zëvendës Ibrahimovic.