Milan, një anësor xhamajkan: ai luan në Bundesliga, Maldini mendohet! Por fillimisht duhet…

Milani ka disa objektiva në këtë merkato verore. Drejtuesit kuqezi duhet të ndërhyjnë në disa role, përfshirë atë të krahut të djathtë të sulmit.

Stefano Pioli ka nevojë për një lojtar që është i aftë të kapërcejë kundërshtarin, si dhe të shënojë gola dhe të shërbejë asistime për shokët e tij të skuadrës.

Alexis Saelemaekers, i cili ka vend për përmirësim, do të konfirmohet. Samuel Castillejo do të shitet dhe zëvendësohet. Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë duke menduar çdo opsion dhe ka shumë emra në shqyrtim.

Rudy Galletti, redaktor dhe komentator sportiv në Sportitalia, foli për calcioomercato.it dhe foli për situatën e krahut të djathtë sulmues të Milanit:

“Së pari shitja e Castillejo është e nevojshme. Ka disa pista në Spanjë, duke përfshirë Betis. Për Ziyech ka pasur tentativa për huazim por deri tani Chelsea nuk ka pranuar këtë mundësi merkatoje dhe formulën që kërkon Milani.

Tani është e vështirë por diçka mund të zhbllokohet drejt fundit të merkatos. Leon Bailey i Bayer Leverkusen është emri i fundit i shfaqur për krahun e djathtë të sulmit.

Lojtar interesant i cili mund të jetë goditja surprizë që tifozët nuk e presin. Sidoqoftë, çështja e atyre qe do të largohen duhet të zgjidhet e para”.

Sa i përket Bailey, xhamajkani i lindur në 1997 është kthyer nga një sezon i shkëlqyeshëm: 15 gola dhe 11 asistime në 40 paraqitje.

Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për ta rrëmbyer atë nga Bayer Leverkusen. Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, vlera e kartonit të tij është 35 milion euro.

Një shifër që Milani nuk ka mundësi ta shpenzojë sot. Shitjet janë të nevojshme për të financuar këtë lloj investimi.

Nuk ka gjasa që Bayer Leverkusen të jetë në gjendje të shesë Bailey nën formulën e huasë me të drejtën e shlyerjes. Ai është një nga lojtarët më të mirë në ekip dhe do të shitet vetëm plotësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu