MILAN NIS KONTAKTET ME BRAHIM DIAZ, REAL MADRID I GATSHËM TA HUAZOJË

Milani i ka nisur bisedimet me Real Madridin për transferimin e mundshëm të sulmuesit Brahim Diaz.

Diaz nuk është në planet afatshkurtra të trajnerit Zinedine Zidane, prandaj ai pritet të huazohet për sezonin 2020/21.

Madridi nuk dëshiron ta shesë 21-vjeçarin, por do ta pranonte huazimin e tij.

Milani është skuadra më e interesuar për të dhe, nëse palët arrijnë marrëveshje për huazimin e tij, atëherë ai do të luajë në San Siro sezonin e ri.

Diaz i ka bërë vetëm 21 paraqitje për Madridin që prej se iu bashkua klubit nga Manchester City në janar të vitit 2019, duke i shënuar dy gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu