Milan-Monza, testi i parë i vërtetë! Formacioni i mundshëm nga Pioli

Milani i Piolit do të zbresë sot në fushë për miqësoren e parë të vërtetë, pasi me Novara ishte më shumë një test (tre pjesë nga 20 minuta).

Në “San Siro” mbërrin Monza e Christian Broçhi, një ekip i fuqizuar me një supermerkato sivjet dhe që do të luftojë për t’u ngjitur në Serie A sezonin tjetër me organikën e formuar.

Te kuqezinjtë ka ende shumë mungesa, shkak dëmtimesh por edhe sidomos grumbullimesh në kombëtaren e ndryshme: mosha apo të mëdha.

Veç kësaj, duhet llogaritur edhe se Rebic është i skualifikuar për 3 ndeshjet e Europa League dhe ndaj aktivizimi i tij në miqësore nuk shihet si i domosdoshëm.

Pa harruar këtu lojtarët në merkato që duhen provuar dhe xhiruar. Kështu, Pioli – sipas Tuttosport – po mendon për një formacion gati të ngjashëm me atë ndaj Novara në fillim:

Antonio Donnarumma në portë, në mbrojtje sërish Duarte në qendër, ndërsa mund të ketë hapësira për Bellodi gjithashtu. Theo dhe Kalulu në krahë.

Mesfusha e përbërë nga Kessie-Bennacer, dyshja e pandryshueshme, ndërsa përpara Laxalt në të majtë, Halilovic në të djathtë, Paqueta fantazist dhe Ibrahimovic përpara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu