Milan, miqësore me skuadrën e Berlusconit dhe Gallianit

Milani ka në program dy miqësore për pregatitjen e sezonit 2020/2021.

E para do të luhet me 2 shtator në oren 17:00 kundër Novara-s dhe duhet të transmetohet në kanalet zyrtare të klubit kuqezi.

 E dyta është caktuar me 5 shtator në oren 20:45 kundër Monza-s.

Ndeshja do të luhet në San Siro dhe do të transmetohet direkt në TV nga Mediaset në Canalin 20.

Një sfidë speciale, duke qenë se skuadra brianzole ka si pronar Silvio Berlusconin dhe Adriano Gallianin si administrator delegat, përveç Cristian Brocchi-t në stol si trajner.

Do të jetë një takim i veçantë, edhe pse në një miqësore dhe në një stadium pa tifozë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu