Milan, mesfushë me cilësi/ Ja ku do të luante Tonali

Shumicë dhe kualitet për mesfushen e Milanit.

Merkatoja verore 2020 mund t’i japë Stefano Piolit një linjë të mesme vërtet të pasur dhe të talentuar.

Përveç dy titullarëve Ismael Bennacer dhe Franck Kessie, Milani është gati për të mbyllur blerjen e Sandro Tonali-t.

Dhe nuk përjashtohet që mund të vijë edhe Tiemoué Bakayoko, pa harruar kthimin nga Pordenone të të riut Tommaso Pobega.

Pyetja që bën La Gazzetta dello Sport është se cilin rol do të zinte Tonali në Milanin e ri.

Breshani është një mesfushor mjaft i kompletuar, që di të luajë në disa pozicione, duke patur këmbë të shpejta por edhe një agresivitet aspak të keq.

Fillimisht lojtari i vitit 2000 mund të jetë alternativa e Bennacer në 4-2-3-1 të Piolit, pra futbollisti me kualitet gati të alternohet me algjerianin.

Por nuk përjashtohet që Milani të mendojë për një mesfushë vetëm me talente dhe të rinj, duke futur Tonalin në krah të Bennacer dhe në vend të Kessie.

Pioli mund edhe të nxjerrë zgjidhje të reja taktike.

Ndoshta një 4-3-3, me Tonali-n në linjen e poshtme të mesfushës. Ndërsa Kessie dhe Bennacer do të ishin në mes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu