Milan, mbrojtësi i ri nga Suedia: “Kontaktet me ndërmjetësuesit”

“Ekziston një emër tjetër në fletoren e Maldinit dhe Massara sa i përket merkatos në mbrojtje të Milanit dhe ai është Ahnel Ahmedhodzic nga Malmoe”.

Gazetari Pietro Balzano, në profilin e tij në rrjetet sociale ka zbuluar sot objektivin tjetër të fshehur veç emrave tashmë që qarkullojnë në media si Kabak, Lovato apo Simakan.

“Jo vetëm që Milani e pëlqen shumë djalin, por tashmë ka pasur kontakte me ndërmjetësuesit”, thotë gazetari.

Futbollisti boshnjak i lindur në vitin 1999 është ndjekur nga skautingu kuqezi prej një kohe të gjatë dhe emri i tij është rikthyer në “valle” tani.

Ahmedhodzic, pra, shtohet në listën e nënshkrimeve të mundshme: dihet – për ca kohë tani – që në rreshtin e parë janë mbi të gjitha Kabak i Schalke 04 dhe Simakan i Strasburgut, të dy të datëlindjes 2000.

Sidoqoftë surprizat nuk përjashtohen dhe sigurisht që blerja e Ahmedhodzic do të ishte një goditje edhe për të ardhmen gjithashtu, sidomos sepse stërvitet nga një ish-sulmues kuqezi, Tomasson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu