Milan-Marseille, kontakte për Kamara. Gazetari: “Kujdes Renato Sanches, karta fituese kuqezi…”

Nga Franca ditën e djeshme ka pasur shumë lajme për interesimin e Milanit për Kamara të Marseille, që nuk do të rinovojë dhe klubi ka ndër mend që të bëjë një shitje për të arkëtuar dhe ka vendosur vlerën 20 mln euro.

Agjenti Bruno Santin ka folur mbi këtë çështje:

“Kamara ende nuk është top por është rritur shumë. Forcë e bukur fizike, duket i ngadaltë por nuk është ashtu”…

“Marseille duhet të bëjë absolutisht para me lojtarin. Rinovimi nuk është një përparësi për lojtarin. Aspekti pozitiv është se ai luan si mbrojtës qendror dhe mesfushor. Mund të bëjë si Desailly i cili shkoi te Milani nga Marseille”…

Por, gazetari Rudy Galetti ka azhornuar situatën. “Milani është në negociata me Marseille për Kamara por 20 mln euro janë shumë pasi i skadon kontrata vitin tjetër. Për këtë arsye, po mendojnë edhe për Renato Sanches që kushton 30 mln euro.

Këtu Lille do të ishte dakord për përfshirjen e kartonit të Hauge (i vlerësuar 15 mln euro)”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu