Pas 2 sezonesh te Milani (60 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet), i rritur te Akademia kuqezi dhe duke shkëlqyer te ekipi Primavera, Manuel Locatelli do të përshëndeste përgjithmonë në verën e vitit 2018 duke u transferuar te Sassuolo në moshën 20 vjeç!
Klubi kuqezi arkëtoi rreth 14 mln euro bashkë me bonuse, por te ekipi i De Zerbit, mesfushori pati një shpërthim të jashtëzakonshëm dhe sot kushton 40 mln euro!

Titullar te Italia e Roberto Mancinit dhe ndër më të mirët në ndeshjen ndaj Holandës! Sot Milani kërkon një tjetër mesfushor dhe duhet ta paguajë mbi 25 mln euro kur e kishte në shtëpi!
Sigurisht, është edhe rasti “De Sciglio” që nuk pati asnjë shpërthim por regres në rendimentin e tij duke shkuar te Juventusi! Por, të rinjtë duan kohë, duhen “përkëdhelur” dhe pritur sa të jetë e mundur, ose huazohen por pa u larguar përfundimisht pa i provuar mirë!

Kujdesi duhet të jetë në veçanti me lojtarët e rinj që sot Milani zotëron dhe që, nëse i shesim ose largojmë, nesër mund të pendohemi!