Mino Raiola, sipas TuttoSport, u ka ofruar kuqezinjve një tjetër lojtar të tijin: Moise Kean.
Ish sulmuesi i Juventusit, tashmë larg projektit të Everton është në pikë të nisjes.
Anglezët do të donin të fitonin nga lënia e tij 27 milionë por oferta e Milan është larg nga kërkesa e tyre.
Nuk është hera e parë që Kean u afrohet kuqezinjve: edhe vitin e kaluar ka patur një interesim, më pas futbollisti zgjodhi Premier League.
Italian dhe shumë i ri, ka të gjitha letrat në rregull për të bërë pjesë në projektin e Elliott.
Por me të do të duhet të punohet shumë edhe në kokë përveç se me taktikën./milanclubalbania.al/