Milan hedh zyte nga David Silva, kontakte mes paleve

Milani tashme po planifikon rindertimin per sezonin e ardhshem dhe reparti qe do te kete me shume ndryshime eshte mesfusha. Ashtu sic kane raportuar mediat italiane kuqezinjte do te jene shume aktive ne tregun e transferimeve per t’i dhene nje fytyre tjeter ekipit.

Projekti i Gazidis eshte i fokusuar tek te rinjte, por nuk le jashte mundesine per te shfrytezuar dhe lojtare klasi me pervoje dhe nje nder ta do te ishte spanjolli David Silva. Corriere dello Sport raporton se tashme jane bere kontaktet mes paleve per te pare mundesite e trasnferimit te tij ne Milano.

Spanjollit 34-vjecar i skadon kontrata ne fund te sezonit dhe me siguri do te largohet nga Manchester City. Milani do te beje gjithcka per ta bindur ate ku ne sfond sheh dhe interesimin e ekipit te David Bechkam, Inter Miami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu