Milan, kontakte me klubin dhe agjentin e lojtarit: Maldini informohet për çmimin

Milani ka ide të qarta rreth roleve në të cilat do të ndërhyjë në këtë merkato të verës. Një nga qëllimet është blerja e një mbrojtësi të ri të majtë.

Stefano Pioli ka nevojë për një lojtar që mund të zëvendësojë Theo Hernandez kur francezi duhet të marrë frymë.

Zëvendësuesi ideal ishte identifikuar te Junior Firpo, por Barcelona preferoi ofertën nga Leeds United dhe marrëveshja u prish.

Klubi kuqezi vlerëson disa lojtarë, mes tyre përfshirë Gabriel Gudmundsson.

Për disa ditë është folur për interesimin e Milanit për Gudmundsson dhe në orët e fundit kanë ardhur konfirmime të mëtejshme.

Gazetari Niçolò Schira shpjegoi se janë bërë kontakte me Groningen, i cili kërkon 4-5 milion euro për shitjen e mbrojtësit suedez.

Dialogjet gjithashtu filluan me Martin Dahlin, ish sulmuesin e Romës dhe agjentin aktual të futbollistit.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara po mendojnë konkretisht për Gudmundsson për të fuqizuar krahun e majtë mbrojtës.

Skandinavi për nga mosha (22), kostot dhe potenciali duket të jetë një profil i përshtatshëm për projektin kuqezi.

Lojtari ka një kontratë që skadon në qershor 2022, por Groningen ka një mundësi në favor të tyre për ta zgjatur atë deri në vitin 2023.

Napoli dhe ekipet e tjera evropiane gjithashtu i kanë vënë sytë ish talentit Halmstad.

Milani duhet të lëvizë paraprakisht për të parandaluar një ankand që ngre çmimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu