Milan, konfirmohet gjithçka! | Tonali do të blihet pas gjestit të tij të madh. Prapaskenat e SKY

Një hap tjetër përpara për Milan në negociatat për të riveshur Sandro Tonalin kuqezi. “Djalli” po përpiqet të mbyllë negociatat për blerjen e mesfushorit nga Brescia, duke përfshirë në negociata gjithashtu edhe homologë të ndryshëm teknikë (Olzer) dhe shpërblime (bonus).

Nyja tjetër ishte diskutimi për situatën në lidhje me rrogën e 21 vjeçarit. Tonali kishte nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare prej 1.6 milion euro neto në sezon plus bonuse.

Sidoqoftë, ajo marrëveshje nuk është më e vlefshme pasi Milani nuk e ushtroi opsionin e blerjes deri më 16 qershor. Në fakt, lojtarit do t’i ishte kërkuar një sakrificë e vogël nga pikëpamja ekonomike për t’i bërë më të lehtë negociatat (Gazzetta dello Sport)

Sipas thashethemeve të fundit të raportuara nga Tuttomercatoweb, mesfushori do të ishte gjithnjë e më afër konfirmimit.

Risia do të konsistonte në faktin se Tonali ka rënë dakord të ulë pagën e tij në mënyrë që të vazhdojë të veshë fanellën e Milanit.

Ky konsensus do të vinte në një nga bisedat e fundit. Për transferimin e mesfushorit, tani shumë pak mungon.

Me Kessie, Bennacer dhe Tonali, kuqezinjve u duhet vetëm një lojtar i fundit për të kompletuar repartin e mesfushës.

Sky Sport gjithashtu konfirmoi gjithçka, përmes fjalëve të Luca Marchetti:

“Tonali do të blihet, është bërë një hap tjetër përpara për një zbritje në çmim.

Të gjitha palët kanë bërë një hap përpara, përfshirë Tonali, i cili e ka kuptuar që duhet të heqë dorë nga diçka dhe ka pranuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu