MILAN KA GATI KONTRATËN PËR POBEGA

Nuk janë vetëm Torino dhe Udinese në gjurmët e Tommaso Pobega.

Performanca dhe rritja në Pordenone e të riut mesfushor janë në vemendjen e të gjithëve, ku edhe një tjetër klub i Serisë A ka treguar interes për të.

Siç shkruan Il Corriere dello Sport, këtë mëngjes, ka të bëjë me Sassuolo-n e De Zerbi-t.

Por Pobega , do të kthehet tek Milan dhe do të nisë aventuren në kuqezi:

Stefano Pioli dhe e gjithë shoqëria duan të kenë besim tek futbollisti, për të cilin është gati edhe kontrata.

Italiani do të “blindohet” dhe do të jetë një nga katër mesfushorët bashkë me Bennacer, Kessie dhe me shumë mundësi Bakayoko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu