Milan-Juventus, kuqezinjtë synojnë të kthejë kohën e treshes holandeze!

Të mërkurën në “San Siro”, ora 20:45, në “San Siro” mbërrin Juventusi i Andrea Pirlos, që kthehet si kundërshtar ndaj Milanit por jo në fushë, por në stol…

Sezonin e kaluar ishte sukses për Milanin e Stefano Piolit në përmbysjen e famshme nga 0-2 në 4-2!

Juventusi arriti të kalonte në avantazhin e dyfishtë me Rabiot dhe Ronaldo. Por, më pas, Ibrahimovic (me penallti), Kessie, Rafael Leao dhe Rebic vulosën suksesin kuqezi në gjysmën orën e fundit.

Herën e fundit që ekipi kuqezi fitoi dy sfida radhazi brenda fushe ndaj Juventusit ishte në fushë treshja holandeze Rijkaard-Gullit-Van Basten.

Ishte fundi i viteve ’80, mes sezoneve 1988-1989 dhe 1990-1991.

E mbyllim duke kujtuar se në 8 sezonet e fundit të kësaj përballje, kurrë një ndeshje nuk është mbyllur në barazim në kampionat. Hera e fundit ka qenë 1-1 në sezonin 2011-2012. Më pas, tre herë fituan kuqezinjtë dhe 5 bardhezinjtë në “San Siro”.

Përballje direktre në Milano (Serie A)

85 ndeshje të zhvilluara

29 fitore Milan

33 barazime

23 fitore Juventus

118 gola të shënuar nga Milan

103 gola të shënuar nga Juventus

Sfida e parë në Milano (Serie A)

Milan-Juventus 1-1, java 26, 1929/1930

Sfida e fundit në Milano (Serie A)

Milan-Juventus 4-2, java 31, 2019/2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu