Milan, Juventus dhe Benfica. Gazzetta sqaron lëmshin “Kaio Jorge”: Kjo është situata!

Vazhdon mundja e dorës për Kaio Jorge me 3 ekipe protagoniste: Milan, Juventus dhe Benfica.

Gazzetta dello Sport raporton letrën, të datës 26 korrik 2021, në të cilën Juventus paralajmëroi presidentin e Santos se ata kishin filluar negociatat me Kaio Jorge.

“I nderuar Z. Andres Enrique Rueda Garcia – lexojmë – duke iu referuar lojtarit Kaio Jorge, ne e dimë që periudha e regjistrimit me Santos do të skadojë më 31 dhjetor 2021.

Sipas informacionit që kemi, lojtari nuk ka marrëveshje të mëtejshme dhe, për këtë arsye, ju informojmë se do të fillojmë të merremi me të sipas Nenit 18.3 të Rregullores për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve”.

Klubi i Juventusit synon të marrë sulmuesin pa asnjë kosto në janar dhe jo të paguajë diçka tani siç ishte thënë në mediat e ndyshme.

Sakaq, Milani gjithashtu ka një pakt me lojtarin por jo me Santos. Megjithatë, politika kuqezi është e qartë: “Ne ankand nuk bëjmë!”

Por, fakti është që sipas Gazzetta dello Sport dhe medieve braziliane, vetëm, Benfica ka ofruar 5 mln euro dhe Santos ka pranuar, por lojtari do destinacionin Serie A për t’u rritur edhe më shumë në një kampionat konkurrues…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu