Milan, “jo” grumbullimit: eksperti shpjegon pse Pioli bën mirë!

Që të enjten e kaluar, Milani ka filluar përgatitjet e tyre verore në Milanello, por Stefano Pioli ka vendosur të mos zhvillojë grumbullim. Kjo i lejon lojtarët të kthehen në shtëpi pas stërvitjes…

Zgjedhja e trajnerit kuqezi merr aprovim edhe nga mental coach Stefano Tirelli, i cili në një intervistë dhënë gazetës Tuttosport shpjegoi pse e konsideron të saktë:

“Të rëndësishme janë qëndrimet brenda qendrës sportive, nga kur hyni deri kur largoheni.

Intensiteti maksimal në stërvitje, përqendrimi maksimal në atë që bëni dhe nga ju kërkohet.

Po flasim për sportistë, profesionistë që dinë të sillen. Edhe në shtëpi ata mund të vazhdojnë me një dietë korrekte, një cikël të rregullt të gjumit, por gjithashtu kanë ngarkesën e dashurive, një ngarkesë shtesë pozitive”.

Tirelli, i cili ka punuar në Premier League me Chelsea dhe gjithashtu në Angli me Fabio Capello, mendon se grumbullimi është i panevojshëm.

Nuk ka nevojë të mbahen lojtarët në qendrën sportive gjatë përgatitjes, sepse ata dinë të veprojnë kur të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Padyshim, Pioli gjithashtu mendon kështu, ai u jep besim maksimal lojtarëve të tij dhe nuk e konsideron të domosdoshme t’i mbajë ata në Milanello për disa ditë me radhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu