Milan-Inter “luajne” derbin e trete sezonal dhe mbledh fonde kunder koronavirusit

Milani dhe Interi do te luajne derbin e trete te sezonit, por kesaj here nuk do te zbresin ne fushe, por do te luhet nepermjet topit virtual i cili eshte i vetmi qe rrokulliset per momentin ne kete kohe pandemie.

Derbi do te zhvillohet te shtunen ne 12:30, ku dy te rinjte e talentuar te dy klubeve respektive, Rafael Leao dhe Sebastiano Esposito, do te sfidojne njeri-tjetrin ne PES 2020. Takimi do te transmetohet ne Dazn, Milano TV dhe dhe kanalet sociale te klubeve.

Ajo qe vlen per t’u theksuar eshte se gjate lojes mund te behen dhurime ne fondacionin Milan per luften kunder koronavirusit. Rafael Leao eshte shprehur se do te jete argetuese te sfidoje Espositon ne PES, dhe deshiron ta fitoje kete derbi, por me e rendesishme te jete prane tifozeve ne keto dite te veshtira.

Leao: “Ne pamundesine per te zbritur ne fushe fizikisht, do te jete bukur dhe argetuese te sfidosh Esposito-n ne PES. Eshte nje Derby dhe une dua te fitoj por mbi te gjitha te jem prane tifozeve tane ne kete moment te komplikuar “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu