Milan-Inter-Juventus! Krijohet aleanca… Zbulohet motivi i mbledhjes së sotme

Lajmi i ditës ishte prania në selinë e Casa Milan të presidentit të Juventus Andrea Agnelli dhe homologut të tij te Interi, Steven Zhang.

Një mbledhje – ajo me drejtuesit e Milanit – e cila nuk ka të bëjë me tregun e transferimeve siç parashikuan shumë.

“Il Sole 24 Ore” sapo zbuloi arsyen e këtij takimi: Agnelli dhe Zhang diskutuan të drejtat televizive për Serinë A me drejtuesit kuqezi (Gazidis) një temë shumë e nxehtë në Itali dhe Evropë.

Kryesisht folën për ofertat e kapitalit privat për pakicën e të drejtave televizive të ndeshjeve të kampionatit italian.

Një çështje ekonomike dhe pjesërisht edhe politike. Por takimi midis Milanit, Juventusit dhe Interit duket se krijon një lloj aleance të fuqishme për të zgjidhur kaosin mbi të drejtat ekskluzive të transmetimit të futbollit italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu