Milan, Ibra dhe merkato! Shevchenko ka dy fjalë edhe për Donnarumma

Së shpejti nis EURO 2021 dhe sigurisht në të do të marrë pjesë edhe Andriy Shevchenko, trajneri i Ukrainës.

Ish-sulmuesi ka disa vite që ka vendosur t’i hyjë karrierës si trajner.

“Europiani është një vitrinë e bukur, ne jemi duke u përgatitur në të mirën tonë. Unë do të doja të shmangja Italinë, ka një trajner të shkëlqyeshëm dhe luan shumë mirë.

Mendoj se ka gjithçka për të fituar Kampionatin Evropian. Nëse do të duhej të rekomandoja një nga lojtarët e mi në merkato do të thoja Mykolenko, ai ka potencial të madh dhe do të ishte gati të luante në Serie A”.

Shevchenko pastaj trajtoi çështjen e Milanit. Ukrainasi nuk e fsheh dëshirën për t’u kthyer një ditë si trajner, por nuk është një mundësi e pashmangshme: “Tani jam i zënë me ekipin tim kombëtar. Do ta shohim. Milani është gjithmonë në zemrën time, ashtu si Italia që është një shtëpi e dytë.

Unë do të doja të stërvitja kuqezinjtë, por tani është Pioli që është fantastik”.

Për çështjen Donnarumma: “Të gjithë janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre. Ai është një lojtar i talentuar, i ri dhe karriera e tij është ende në fillimet e saj.

Duhet të vendosë se çfarë është më e mira për të. Ai gjithashtu mund të kishte qëndruar në Milano për të fituar Scudetto dhe për të luajtur Ligën e Kampionëve. Por ai e mori vendimin e tij”.

Më në fund për Ibrahimovic: “Ai tani është një udhëheqës në dhomën e zhveshjes. Unë pashë sezonin e tij, ishte i shkëlqyeshëm dhe ai gjithashtu shënoi shumë. Zlatan di të drejtojë më të rinjtë, është një shembull ”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu