Milan i varur nga Ibrahimovic? Shifrat thonë jo, por vetëm që nga janari i kaluar!

Milan me Ibra dhe Milan pa Ibra! Debati duket i qartë, por më shumë i përket analizave jashtë fushe.

Ibrahimovic ishte në fushë në humbjet e fundit të Milanit të Stefano Pioli.

Ai ishte në derbin e fillim vitit 2020, kur Interi mundi kuqezinjtë 4-2, por gjithashtu edhe në ndeshjen kundër Genoa, pak para ndalimit për shkak të pandemisë, kur kuqezinjtë u dorëzuan 1-2 në “San Siro”.

Tani Ibra do të qëndrojë jashtë për disa ditë, ka shumë të ngjarë dy javë: kështu që ndeshja kundër Fiorentina gjithashtu luan një rol kryesor në kuptimin më të mirë të asaj që Milani mund të jetë me suedezin jashtë loje.

Një barazim kundër Hellas Verona, 1-1, por edhe dy fitore të mëdha kundër Leçe, 4-1, dhe një 2-0 ndaj Roma.

Në këtë vit, pesë gola kanë arritur mes Crotone dhe Spezia, me zero gola të pësuar. Ndoshta është e vërtetë që Ibra zgjidh momentet delikate kundër ekipeve të mëdha, por nga ana tjetër Milani ka gjetur formulat edhe pa të.

Dje kundër Lille mungoi cinizmi për të dyfishuar, por ndjesia është se Rebic, Hauge, Calhanoglu, Leao, Brahim Diaz, Castillejo, Saelemakers mund të bëjnë mirë edhe pa liderin e tyre.

Dhe të mos harrojmë, ndaj Lille, po në “San Siro”, me Ibrahimovic në fushë, kuqezinjtë u mundën 3-0.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu