Milan i ka te qarta objektivat ne mesfushe: Szoboszlai dhe Tonali

Geoffrey Moncada po fiton gjithnje e me shume fuqi ne Milano. Sipas Corriere dello Sport, ai eshte referenca per lojtaret qe kuqezinjte hyjne ne negociata. Nje shenje tjeter kjo qe pozicioni i Paolo Maldinit gjithnje e me shume po lekundet. Moncada simpatizohet si nga Gazidis ashtu dhe nga Rangnick ne rast se mberrin ne Itali.

Ai ka qene ne vezhgim te tregut te lojtareve ne funksion te merkatos se veres dhe eshte duke pergatitur nje revolucion ne mesfushe. Me largimet e sigurta te Biglia dhe Bonaventura, duhen te pakten dy lojtare te rinj dhe cilesor. Profilet tashme jane identifikuar: Dominik Szoboszlai i Salzburg-ut dhe Sandro Tonali i Brescia-s.

Interesimi per Szoboszlai eshte shume i forte. Kostoja e kartonit eshte 25 milion euro, nje shifer qe klubi e konsideron shume te larte. Moncada dhe ndermjetesit jane duke biseduar me Salzburgun ne perpjekje per ta ulur ate. Por ne anen tjeter kjo goditje mund te financohet nga nje shitje e mundshme e Paqueta.

Lazio eshte ne loje per lojtarin, siç jane edhe klubet te tjera evropiane. Nje profil shume interesant, ai eshte i ri, me kualitet dhe perspektive te madhe, ashtu sic deshirojne Elliott dhe Gazidis.

Pista Tonali eshte me e nderlikuar. Siç shkruan Corriere dello Sport, Interi eshte ne faza me te avancuara, por Milani mbetet aty. Kerkesat e Brescia-s jane shume te larta, por Antonio Conte po shtyn me shume per blerjen tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu