Milan, historia e epokës së Berluskonit 1986-2016

Historia e Silvio Berlusconit tek Milan është e shënuar nga shumë suksese dhe trofe të rëndësishme: tetë kampionate midis 1987 dhe 2011, pesë Champions League, një kupë italie, gjashtë superkupa italie, dy kupa interkontinentale. Nga ditët e para si president me Nils Liedholm në stol deri tek Champions League e fundit në vitin 2007 me trajner  Carlo Ancelotin.

Liedholm trajner

Në sezonin e tij të parë si president i Milanit, Silvio Berlusconi emëron trajner legjendën e kuqezinjëve, Nils Liedholm, por vitin e ardhshëm “Baroni”, sic quhej suedezi, do të shkarkohet. Megjithatë, për Berluskonin, ky ishte vetëm fillimi.

1988: Scudetto i parë

Në sezonin 87/88 Silvio Berlusconi fiton Scudetton e parë si president i Milanit. Në atë vit erdhën edhe kampionët e parë holandezë, Ruud Gullit dhe Marco Van Basten. Trajner ishte Arrigo Sacchi.

Champions League i parë në vitin 1989

Në Camp Nou në Barcelonë, kuqezinjtë festojnë Champions Leaguen e parë të epokës Berlusconit. Milani mund në finale Steauan Bukureshtit në vitin 1989. Do të jetë trofeu i parë nga pesë të fituar gjatë kësaj epoke.

Milan i holandezëve

Falë blerjes së tre fenomeneve holandeze: Ruud Gullit, Franklin Rijkaard dhe Marco Van Basten që e udhëheqin Milanin drejt suksesit, presidenti hyri menjëherë në zemrat e tifozëve të kuqezinjëve.

Milan pushton botën

Milani i Silvio Berlusconit fiton dy kupa interkontinentale të njëpasnjëshme. Në foto gjatë kthimit në Itali pas fitores kundër Olimpia Asuncion, ndeshje e luajtur në Tokio ku Milani fitoi 3-0  falë dopietës të Frank Rijkard.

Me Gallianin: një dyshe historike

Pranë presidentit, që nga shkurti i vitit 1986, Adriano Galliani, drejtori teknik i Milanit gjatë gjithë epokës së Berlusconit. Një dyshe që i solli shumë talente klubit, duke ndërtuar në këtë mënyrë një ekip të nivelit të lartë.

Me Ancelottin Champions League e fundit

Champions League e fundit nga Berlusconi u fitua në vitin 2007, me fitoren kundër Liverpulit. Në stol ishte Carlo Ancelotti, i cili në vitin 1986 luante për Milanin. Me Ancelottin, pas Sacchit dhe Capellos përfundon cikli i fitoreve të Milanit në Europë.

Trofeu Luigi Berlusconi

Që prej vitit 1991, çdo verë përpara fillimit të Serie A zhvillohej trofeu Luigi Berlusconi, të cilën Berlusconi e krijoi për të nderuar babain e tij. Legjenda tregonte se kushdo që fitonte trofeun Berluskoni nuk fitonte kampionatin. Një shenjë tjetër e afeksionit mes familjes Berluskoni dhe  ngjyrave kuqezi.

Kaka: Topi artë i fundit

Topi i i artë I fundit gjatë epokës së Berlusconit është Ricardo Kaka, ylli brazilian i cili menjëherë u bë idhull i tifozerisë. Kaka me Milanin fitoi një Scudetto, një Champions League, dy Superkupa të Europës. Bën pjesë e 7 topave të artë që kanë luajtur me Milanin gjatë periudhës Berlusconi: Gullit, Van Basten (3), Weah, Shevchenko.

Është koha për të ikur: Milan shitet tek kinezët

Në vitet e fundit të epokës së Berlusconit ka shumë pak suksese dhe shumë zhgënjime. Scudetto e fundit daton në 2011. Milan nuk është ai ekip që ishte dukur. Ndërkohë, presidenti fillon të kërkojë për blerës të huaj. Pas më shumë se një vit tratativash, Silvio Berluskoni shet skuadrën e Milanit. Pronari i ri i skuadrës kuq e zi është Sino-Europe Investment Management Changxing. /EDS/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu