Milan, gjuetia për fuqizimin në sulm nuk ka mbaruar! GDS: “Dy profile në fletore, situata ekonomike”

Merkato e Milanit nuk është mbyllur ende. Pas afrimit të Alessandro Florenzi dhe ndoshta Pellegri dhe Bakayoko, duhet të vazhdohet të kërkohet.

Për sulmuesin italian, tani gjithçka është përcaktuar dhe priten vetëm ekzaminimet mjekësore; për mesfushorin, nga ana tjetër, ka një marrëveshje me agjentin, por disa detaje ende mungojnë me Chelsea.

Të dy lojtarët – përveç surprizave të bujshme – do të jenë në dispozicion të zotit Pioli për ndeshjen në shtëpi kundër Cagliari.

Por, duhet të presim ende per përforcimin në kabinen e fantazise ose ne krah te djathte te sulmit.

Emrat e qarkulluar javët e fundit janë kaq të shumtë, por Paolo Maldini dhe Frederic Massara ende nuk e kanë bërë këtë gjë.

Ishte vera e James Rodriguez por edhe e Isco dhe Josip Ilicic. Të tre profilet i janë afruar Milanit me këmbëngulje si Vlasic. Kroati është ende një ide konkrete, por CSKA Moska duhet të ulë kërkesat për huazim. Kjo nuk ndodh domosdoshmërisht.

Koha po mbaron dhe La Gazzetta dello Sport konfirmon se në fletoren e Maldini dhe Massara ka edhe dy emra të tjerë, Jesus Corona dhe Pablo Sarabia.

Meksikani 28-vjeçar nga Porto ka një vlerë prej 20 milionë eurosh dhe kontrata që skadon pas një viti mund ta shtyjë klubin portugez ta shesë atë.

Milani nuk do të shkonte përtej gjysmës (10 mln euro) dhe prandaj marrëveshja duket e largët, por në ditët e fundit të tregut të transferimeve gjithçka mund të ndodhë vërtet.

Më e lehtë për t’u arritur, megjithatë, spanjolli i Paris Saint-Germain. Kontrata është akoma e gjatë (skadon më 30 qershor 2024), por blerjet e fundit faraonike mund ta shtyjnë lojtarin që me të vërtetë të lërë mënjanë kryeqytetin francez.

Është e lehtë të mendosh se PSG mund të hapet per një zgjidhje me huazim, por edhe në këtë rast ekziston një pengesë, rroga. Në fakt, Sarabia merr një pagë të rëndësishme, 4 milionë euro neto në sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu