Pavaresisht trazirave brenda kampit kuqezi, ka dhe nga ata qe po punojne per tregun e ardhshem te transferimeve. Nder rolet qe Milani ka si objektiv per te perforcuar eshte pikerisht dhe krahu i djathte i mbrojtjes.
As Andrea Conti dhe as Davide Kalabria nuk kane bindur kete sezon, prandaj qellimi eshte te plotesohet kjo mangesi. Emri i te cillit ka dale ne skene keto jave eshte ai i Denzel Dumfries. Sot gazeta Corriere dello Sport raporton se shefi i skautit, Geoffrey Moncada e ndoqi ate para ndaleses se kampionatit dhe rekomandon qe ai te blihet.
Holandezi Dumfries, i lindur ne 1996-en luan me PSV Eindhoven, ku ai zbarkoi nga Heerenveen ne 2018-en per rreth 5.5 milion €. Aktualisht çmimi i tij eshte me i larte se kjo shifer, por Milani ka nje karte te rendesishme qe mund te perdore per te mos shpenzuar shume para, ate te Ricardo Rodriguez.
Rodriguez u dergua me huazim tek PSV ne janar dhe klubi holandez eshte i kenqaur me performancen e lojtarit. Prandaj kuqezinjte mund te perfshijne kartonin e zvicerianit ne marreveshje. Marredheniet midis paleve jane te mira dhe negociatat mund te marrin forme.