TuttoSport raporton se gjiganti italian Milan është i gatshëm ta shesë blerjen e verës, Andre Silva, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Silva, 22-vjeçar, kaloi nga Porto në “San Siro” pas një marrëveshjeje në vlerë prej 38 milionë euro për transferimin e tij.
Por, ai ka dështuar të gjejë vend në formacionin e parë të “Kuq e zinjve”, duke u paraqitur vetëm katër herë nga fillimi, ndeshje në të cilat nuk ka arritur të shënojë gol asnjëherë në Serie A.
Tuttosport raporton se Milan do të jetë i gatshëm ta shesë gjatë këtij muaji blerjen e vet të shtrenjtë verore, si dhe do t’i dëgjojë ofertat për të.