Milan-Florenzi, e kryer! Shifrat totale. Prapaskena: “Lojtari i prishi punë Romës me vullnetin e tij”

Milani është gati të mbylle goditjen e shtatë të verës. Pasi kanë konfirmuar Tomori dhe Tonalin, kanë afruar Maignan, Giroud dhe Ballo-Touré dhe kanë rinovuar huazimin e Brahim Diaz, një lojtar tjetër do te mberrije për të forcuar skuadrën.

Gjithçka është gati për transferimin e Alessandro Florenzi. Dje diferenca mes Milanit dhe Romës duket se eshte zgjidhur në negociatat për transferimin e numrit 24 te kuqezinjtë. Kampioni i Evropës ka ditë që po kërkon këtë zgjidhje shumë të mirëpritur dhe pikerisht ai ka vendosur Romen me shpatulla pas murit duke refuzuar oferta te tjera.

Sot palët do të azhornohen me qëllimin për të mbyllur pozitivisht marrëveshjen. Corriere dello Sport konfirmon thashethemet që dolën në mbrëmje: Roma pranoi të shiste Florenzin në huazim me të drejtën (jo detyrimin) e blerjes, por me një kusht të ri.

Klubi Giallorossi i kërkoi Milanit një shpenzim të rëndë për huazimin e Florenzi. Kjo është një shumë simbolike që mund të justifikojë menjëherë shitjen e përkohshme të mbrojtësit, por do të heqë dorë nga hipoteza e detyrimit të blerjes deri në vitin 2022.

Këto janë shifrat e mundshme të përgjithshme: Milani do të shpenzojë rreth 1.5 milion euro për huazimin e rëndë, ndërsa e drejta e blerjes do të caktohet në rreth 4 milion. Në praktikë, një transaksion i mundshëm për më pak se 6 milion euro. Jo keq për një futbollist të lindur në vitin 1991 i cili është pjesë përbërëse e kombëtares italiane.

Një zgjidhje e mirë për të gjithë. Milan kështu do të marrë një mbrojtës fleksibël me kosto të ulët, i aftë të luajë edhe në pozicione më sulmuese.

Roma do të heqe qafe një tepricë që tani ka mbyllur të gjitha marrëdhëniet me mjedisin verdhekuq.

Dhe vetë Florenzi do të ketë mundësinë të shfaqet në Ligën e Kampionëve pas përvojës së mirë te PSG sezonin e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu