Milan-Fiorentina po mendojnë shkëmbim mbrojtësish

Milani eshte në kërkim të një mbrojtësi qendror ekspert dhe të fortë.

Fiorentina mund të sakrifikojë ndonjë titullar të vetin për nevoja të bilancit.

Ja pse mund të lindë dhe të zhvillohet një ide shkëmbimi në aksin Milano-Firenze në ditët në vijim.

Lajmi njoftohet nga Fiorentinanews.com.

Portali ka shkruar sot për një transferim të mundshëm të German Pezzella tek Milani para fillimit të sezonit të ri.

Në këmbim kuqezinjtë do t’i jepnin Fiorentinës një tjetër mbrojtës, brazilianin Leo Duarte.

Duket që ish lojtari i Flamengo-s i pëlqen klubit toskan dhe Milani vetë do të ishte gati ta jepte pa shumë probleme.

Një operacion që për momentin është vetëm teorik.

Por nuk përjashtohet që Milani dhe Fiorentina mund të bien dakort, ndoshta me një bilanc ekonomik në favor të skuadres viole.

Pezzella ka pak ditë që është kthyer në shënjestër të Milanit, pasi drejtuesit e Fiorentinës kanë caktuar shifra tepër të larta për Nikola Milenkovic, një tjetër futbollist që i pëlqen jo pak skuadres së Piolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu