Milan-Fiorentina, ideja me e fundit: Paqueta shkembim me mbrojtesin

Lucas Paquetá mund te sherbeje si nje aset shkembimi mes Milanit dhe Fiorentines, raporton Corriere dello Sport. E perditshmja italiane shton se nuk ka ende dicka konkrete por kjo eshte ideja me e fundit qe qarkullon se fundmi ne Casa  Milan.

Ne kete menyre pas perpjekjes me Benficen per Florentino Luis, ekziston nje potencial qe shkembimi te kryhet per mbrojtesin serb te skuadres vjollce, Nikolla Milenkovic. Kuqezinjte jane gjithmone ne kerkim te nje mbrojtesi te nivelit te larte per te mbeshtetur Alessio Romagnolin dhe qendermbrojtesi i Fiorentines mund te ishte nje zgjidhje. Fali Ramadani, agjent i Ante Rebic, gjithashtu do te drejtonte nje operacion te mundshem, por jo vetem, pasi se fundmi vazhdon te diksutohet pista Luka Jovic.

Interesimi i klubit toskan per talentin brazilian, nga ana tjeter, eshte konkret. Fiorentina kishte bere nje oferte per Paqueta ne janar, por pengesa ishte kerkesa 30 milion euro e vendosur nga Boban e Maldini per te leshuar lojtarin. Tani skuadra vjollce mund te provoje serish me nje oferte disi me te ulet dhe futja e Milenkovic ne marreveshje mund te zhbllokonte situaten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu