Milan-Fiorentina, formacionet e mundshme! Rikthim “big” te vjollcët, Pioli e ka ndarë

Përkundër mungesës së Zlatan Ibrahimovic, Milani dëshiron me çdo kusht të mbajë kryesimin në renditje dhe Stefano Pioli, madje edhe me Covid-19, po punon për të gjetur formulën më të mirë dhe kaluar pengesën Fiorentina.

Statistikat nuk janë të mira: në dy përplasjet e fundit të zhvilluara në San Siro, vjollcët kanë mbizotëruar. Fakti mbetet që kuqezinjtë duan të tregojnë veten brenda mureve të shtëpisë së tyre.

Gianluca Di Marzio :: Milan, le ultimissime per la Fiorentina: Bennacer  verso il forfait

Problemi muskulor i Bennacer prish disi planet, edhe pse algjeriani pritet të rikuperohet të paktën për në stol. Në vend të tij mund të zbresë titullar Sandro Tonali, që do të vendoset përkrah Franck Kessie.

Ashtu si kundër Lillë, roli i sulmuesit të parë do të jetë përsëri i Rebicit i cili me siguri do të gjejë Calhanoglu pas tij.

Saelemaekers dhe Brahim Diaz duket se janë favoritët për të mbështetur turkun në tridhëmbësh dhe kështu të kompletojnë sulmin.

Samu Castillejo duket se është i destinuar të qëndrojë jashtë për shkak të një dhimbje në gju. Në mbrojtje Romagnoli kthehet pas pushimit të dhënë.

Nuk është një fillim i mirë për Cesare Prandelli, i cili në ndeshjen e tij të parë me Fiorentina pësoi një disfatë kundër Benevento në shtëpi, në Artemio Franchi të Firences.

Për këtë arsye, ish-trajneri nuk dëshiron më t’i lejojë vetes gabime dhe është i gatshëm të kërkojë suksesin në kampionat që mungon për vjollcët prej 1 muaji!

Prandelli: "Lasciamo perdere la partita, ricordiamo Maradona"

Fitorja Kupën e Italisë kundër Udineses, megjithatë, i dha ekipit besimin e duhur, i cili gjithashtu do të jetë në gjendje të llogarisë Ribery, i cili është kthyer nga një dëmtim i vogël.

Prandelli duket i orientuar për të luajtur me 4-3-1-2. Dyshimi kryesor ka të bëjë me sulmin, me një balotazh të vazhdueshëm midis Bonaventura dhe Borja Valero.

Sa i përket dy sulmuesve, dyshja Ribery-Vlahovic pritet të zbresë në fushë, me Callejon ende jo në gjendje të mirë.

Formacionet e mundshme të Milan-Fiorentina

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Calhanoglu, Brahim Diaz; Rebic. Trajner: Stefano Pioli

FIORENTINA (4-3-1-2): Dragowski; Caceres, Milenkovic, Pezzella, Biraghi; Amrabat, Pulgar, Castrovilli; Borja Valero; Vlahovic, Ribery. Trajner: Prandelli

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu