Milan, është dita e mbërritjes së Giroud: kështu e magjepsi Djallin! Kessie: “Na duhej, sezoni i shkuar…”

Më në fund Giroud. Pas vizitave mjekësore dhe firmës dhjetë ditë më parë – kohë sa për të arritur në Milano dhe kryer procedurat e duhrua për t’u larguar sërish – sulmuesi francez është i gatshëm të “prezantohet” te Milani në ditën e tij të parë të grumbullimit.

Ai do të përpiqet ta bëjë atë me fanelën me numrin nëntë në shpatullat e tij, atë të “mallkimit”…

Por Olivier është një kampion i Evropës dhe botës dhe sigurisht që nuk e shqetëson kjo marrëzi…

Siç raportohet nga Tuttosport, pavarësisht se Stefano Pioli i ka dhënë pushim ekipit edhe sot, Giroud do të paraqitet në Milanello për të filluar zyrtarisht aventurën e tij Rossoneri.

Ish lojtari i Chelsea do të duhet të mbajë barrën e sulmit të Milanit me njëfarë Ibrahimovic në një sezon që premton të jetë i plotë me angazhime.

Zlatan mbetet udhëheqësi i padiskutueshëm i këtij Milani, por nëse ka një lojtar në dhomën e zhveshjes që nuk duhet të ndihet i vogël pranë suedezit, ky është Giroud. Në fakt, golat dhe fitoret flasin për të…

EKSPERIENCA – Drejtuesit e Milanit, me Giroud, janë të bindur se kanë gjetur alter egon e duhur të Ibrahimovic, një lojtar me përvojë, por fizikisht i shëndetshëm dhe i gatshëm të pranojë një rol si ndjekës, ose më mirë, si një zëvendës- Zlatan.

Por Olivier e di mirë që suedezi do t’i lërë minuta të rëndësishme në sezon dhe se Pioli ndonjëherë do ta përdorë atë së bashku me vetë Ibrahimovic.

Sakaq, Franck Kessie i ka dhënë mirëseardhjen. Një sulmues i cili do të ishte i dobishëm për Piolin sezonin e kaluar. “Ia lë këto fjalime trajnerit tonë – tha Kessie për Gazzetta dello Sport – në kampionatin e fundit të gjithë dhanë gjithçka, përndryshe vendi i dytë nuk do të mbërrinte.

Askush nuk e mohon, në sulm pësuam dëmtimin e Ibra dhe e vuajtëm.

Dikush si ai jep vetëbesimi kur është në fushë. Giroud nuk ka nevojë për komplimentet e mia, unë jam i lumtur që ai do të luajë për Milan tani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu