Milan, ekziston një plan për Brahim Diaz. Lëvizja e Maldinit dhe pozicioni i Real Madridit

I promovuar ose e thënë ndryshe “kalon klasën”.

Brahim Diaz e nisi mirë aventurën e tij me fanellën e Milanit, duke dëshmuar se është vlera e shtuar në një ekip që ka zgjedhur rrugën e cilësisë për ta bërë atë të shkëlqejë.

Dy gola në gjashtë paraqitje, të shpërndara në 334 minuta, dhe mbi të gjitha shumë paraqitje bindëse, të cilat i bënë tifozët e Milanit të dashuroheshin dhe i dhanë meritë Maldinit, i cili e donte fort atë dhe tani e shijon.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi, ne duhet ta rikthejmë kasetën këtë verë: legjenda kuqezi kontakton Real Madridin dhe negocion fshehurazi Brahim dhe pasi merr refuzim për të drejtën e blerjes, vendos të pranojë huazimin “e thatë” të lojtarit, i cili gjithashtu kishte oferta nga Getafe, Valencia dhe Real Sociedad.

Diazit i është treguar projekti dhe iu premtua një rol kryesor, dy faktorë që e bindin atë për të vazhduar karrierën e tij në Itali.

Pozicioni i Real Madrid – Bilanci i parë është pozitiv, Brahim në Milano ndihet i dashuruar dhe i përkëdhelur dhe mund të shprehë futbollin e tij lirisht, por është shumë herët për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Maldini në javët e ardhshme do të kthehet në zyrë të bisedojë me Real Madrid për të rrëmbyer një të drejtë blerje, e cila do të rrisë shanset e konfirmimit të “djallit të vogël”.

Megjithatë, sinjalet që vijnë nga Madridi nuk janë inkurajuese: ish-talenti i Manchester City është huazuar për të fituar përvojë, për t’u kthyer në bazën e shtëpisë dhe për të veshur fanellën e bardhë.

Skenari – Sidoqoftë, asgjë nuk duhet të përjashtohet: sepse Real Madrid ka një organikë me kaq shumë lojtarë sulmues (Vinicius, Hazard, Rodrygo, Asensio, Isco, Odegaard), por edhe sepse në periudhën e Covid, oferta e duhur mund të ndryshojë planet që duken të shkruara.

Për momentin Brahim është te Milani dhe Milani do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë pranë. Fjala e Maldinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu