Milan, ekipi më i ri në Serie A këto 2 javët e para! Rritja e Calabrias kalon nga numrat…

Edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport ka publikuar renditjen e 20 ekipeve të Serie A bazuar në moshën mesatare të lojtarëve të rreshtuar në dy javët e para të Serie A: në krye të kësaj renditjeje speciale është Milani me një moshë mesatarisht 24 vjet e 89 ditë, ndjekur nga Cagliari (25,128), Verona (25,283) dhe Spezia (26,187).

Juventus dhe Inter janë përkatësisht i 14-ti (28.14) dhe i 18-ti (29.58), ndërsa në pozicionin e fundit është Parma (29).

Ndër lojtarët në formën më të mirë të këtij fillimi të sezonit kuqezi është Davide Calabria. Pas muajsh të vështirë, mbrojtësi i djathtë po gjen besim te 11-tshja kuqezi dhe shifrat e konfirmojnë këtë.

Në ndeshjen kundër Crotone, Calabria ishte lojtari që luajti më shumë topa (90) në fushë dhe që përfundoi më shumë pasime (20).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu