Në pritje të firmës së shumëpërfolur të Zlatan Ibrahimovic, Milani vazhdon të ndjekë merkaton e pikave internacionale.
Kuqezinjtë do donin të siguronin një tjetër sulmues, që të mund edhe të alternohet edhe të luajë krah Ibra-s në sezonin e ardhshëm.
Sipas portalit spanjoll, Todofichajes.com, Milani e ka seriozisht për Diego Costa-n.
Tani kanë ardhur konfirmime direkte.
Duket se Milani ka kontaktuar drejpërdrejtë ekipin e Costa-s dhe drejtuesit e Atletico-s.
“Colchoneros” duan të fitojnë buxhet dhe ta shesin sulmuesin e vitit ‘88 gjatë këtij sezoni merkatoje.
Një rast për Milanin që mund të sigurojë kështu një bomber të rangut të lartë përveç rinovimit të Ibrahimovic.
Alternativa pas Diego Costa-s mbetet gjithmonë Moise Kean, sulmues i Everton i propozuar nga Mino Raiola në mbledhjet e fundit.
Duhet kuptuar edhe sa para mendon të investojë Milanin për një lojtar të parë për kampionatin e ardhshëm.