Milani dhe Fiorentina mund të kthehen të bëjnë marrëveshje.
Janë shumë profilet e dy skuadrave që po ushqejnë në këto ditë zërat e merkatos së futbollit.
Nuk është sekret që klubi kuqezi është në gjurmët e Milenkovic dhe Chiesa.
Mbrojtësi italian pëlqehet veçanërisht por Commiso ka ngritur murin me një vlerësim jashtë merkatos: do të duheshin plot 110 milionë euro, 40 për qëndrorin dhe 70 për të kaltrin.
Klubit violë i pëlqen Lucas Paqueta, që do të donin ta merrnin në huazim.
Gjatë këtyre orëve, siç tregohet nga Calciomercato.it, është gati të vijë në modë një tjetër profil, ai i German Pezzella.
Mbrojtësi ekspert mund të lërë Fiorentinen për të mbushur qendren e kuqezinjve që mund të humbasë Musacchio-n dhe Duarte-n.