Milan, dy profile konkrete mbi mbrojtjen: kosto 25 mln euro e përballueshme!

Blerja e një mbrojtësi qendror është përparësia te Milani. Siç është thënë gjerësisht, kuqezinjtë duan një lojtar që mund të punojë së bashku me Kjaer, Romagnoli dhe Gabbia.

Maldini dhe Massara janë në kërkim të një lojtari të ri të aftë të rritet, por në të njëjtën kohë të jetë menjëherë i gatshëm.

Carlo Pelegatti – drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube – gjithashtu ka konfirmuar që Milani do të blejë një mbrojtës dhe jo një sulmues në janar.

Kuqezinjtë mbështeten te Rebic, Leao dhe Colombo i ri për të zëvendësuar Ibrahimovic kur ai mungon.

Emrat për mbrojtjen janë gjithmonë të njëjtë por për gazetarin e njohur profilet më të ndjekura do të ishin dy: Kabak i Schalke 04 dhe Rudiger i Chelsea.

Dy emra, sigurisht jo të rinj, mbi të cilët drejtuesit kanë shfaqur interes edhe më herët.

Maldini dhe Massara – në disa intervista – konfirmuan disponueshmërinë ekonomike për të realizuar goditjen: ideja do të ishte blerja e lojtarit në huazim me një mundësi blerje më pas. Të dy kanë një vlerësim prej rreth 25 milion euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu