“Milan, Donnarumma ka të drejtë të shkojë të punojë kudo! Ju them tifozëve që mos mendojnë…”

Mario Sconcerti, gazetari i njohur i Corriere della Sera, ka analizuar situatën e Donnarumma dhe Milanit, duke marrë në mbrojtje portierin kuqezi dhe vendimin e tij:

“Donnarumma është një person i lirë dhe ka të drejtë të shkojë të punojë atje ku beson. Dhe si secili prej nesh, ka për detyrë të marrë më të mirën nga puna e tij edhe për sa i përket pagës.

Ashtu si Chiesa kishte të njëjtën të drejtë kur iku te Juventusi dhe kushdo që duhet të vendosë vetë për të ardhmen e tij.

Është koha për t’i dhënë fund mërzitjes së atyre tifozëve që pretendojnë se një lojtar është pronë personale. Kjo i përket shekujve të tjerë.

Një lojtar është një aset i kompanisë gjatë viteve të vendosura nga kontrata e tij. Pastaj është në dorën e ndërmarrjes që të përdorë ato pasuri në kohën e disponueshme. Kontrata ka mbaruar, detyrimet dhe privilegjet kanë mbaruar.

Milan ka marrë lojtarë pa kosto shumë herë: a i morën ata të gjithë tradhtarët? Apo disa tifozë të Milanit janë ndjerë të penduar gjatë tridhjetë viteve të fundit kur panë Gianni Rivera të fshirë nga kujtesa e klubit?”.

Nuk mund të argumentohet se Milani më në fund ka një projekt të përcaktuar të ekipit dhe në të njëjtën kohë del se Donnarumma është në fund të kontratës. Njëra nga të dyja: ose Milani nuk ka një plan kaq të qartë, ose Donnarumma nuk është pjesë e atij projekti…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu