Ne fillim te pergatitjeve verore ishte pothuajse i sigurte largimi spanjollit nga kuqezinjte kete sezon, por paraqitjet e mira ne ndeshjet miqesore dhe pas deklaratave te Giampaolo u duk sikur Suso eshte nje lojtar i rendesishem dhe per skemen e trajnerit te ri Giampaolo dhe i pashitshem.
Por nese shikojme levizjet ditet e fundit ne Casa Milan ku agjenti lojtarit Alessandro Lucci ka qene i pranishem shpesh keto dite, po ashtu dhe deklarata e Presidentit te Lyon Suso eshte nje lojtar qe po e ndjekim dhe na pelqen si profil
e ben akoma me te besueshem faktin qe Suso nuk eshte i pashitshem per drejtuesit e Milan edhe pse kunder deshires se trajnerit.
Por jo vetem kaq: Ditet e fundit ne Casa Milan eshte pare te hyje dhe nje nga agjentet e Agjensis Hollandeze SEG e cila ka ne pronesi shume lojtare ndermjet tyre dhe Memphis Depay i cili luan pikerisht te Lyon, dhe nje mundesi shkembimi midis dy lojtareve nuk do te perjashtohej nga te dy klubet!