Milan dhe Leverkusen, në garë për talentin e Parma-s! Debutoi në Serie A pikërisht ndaj “Djallit”

Pavarësisht goditjeve të shumta tashmë të mbyllura, Milani vazhdon të monitorojë tregun në të gjitha frontet.

Kuqezinjtë, muajt e fundit, kanë qenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj talenteve të rinj, të cilët janë pjesë e strategjisë së kompanisë për një merkato të ardhshme.

Midis profileve të ndryshëm për të cilët është folur kohët e fundit (Bondo dhe Dwomoh mbi të gjitha) në fletoren e Djallit do të ishte edhe një futbollist nga Italia, më saktësisht nga Parma.

Klubi Emilian sapo ka rënë në Serie B dhe, nëse nga njëra anë ka nënshkruar me lojtarë me përvojë si Buffon dhe Franco Vazquez, nga ana tjetër po lufton për të mbajtur lojtarët e saj më të rëndësishëm të rinj.

Disa klube të nivelit të lartë po lëvizin në ndjekje të tyre, duke përfshirë kuqezinjtë, që synojnë të përfshijnë disa lojtarë shumë të rinj në skuadër për t’i bërë pjesë e organikës mes ekipit Primavera dhe skuadrës së Piolit.

Siç është raportuar nga Forzaparma.it, disa klube të mëdha po ndjekin lojtarin e Bregut të Fildishtë dhe Mialni është mes tyre.

Po flasim për Chaka Traoré, një anësor i majtë i vitit 2004 në pronësi të klubit emilian, i cili bëri debutimin e tij në Serie A kundër kuqezinjve sezonin e kaluar.

16-vjeçari, i shtyrë nga agjenti i tij, ndërpreu bisedimet e rinovimit me klubin e Krause. Nga sa deklaron portali i besimit verdheblu, orët e fundit presioni i Bayer Leverkusen është bërë këmbëngulës, me të cilën lojtari do të kishte arritur një marrëveshje ekonomike.

Derisa të arrijë moshën 18 vjeç, Chaka do të duhet të qëndrojë në Parma, pas së cilës do të jetë i lirë të transferohet ku të dëshirojë.

Bayer Leverkusen aktualisht është dhënë si favorit ndaj Milanit në garën për lojtarin, por duhet të theksohet interesi i drejtuesve kuqezi dhe në rast të një sulmi, gjermanët do të parakaloheshin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu