Milan dhe Inter sot kane depozituar ne Bashkine e Milanos projektin me ri te perbashket per Stadiumin e ri te qytetit te Milanos. Ky ishte hapi i pare i marre nga te dy klubet per ndertimin e stadiumit prane San Siro nje stadium modern me 5 yje me standartet nderkombetare.
Nje stadium prej 60.000 mije spektatoresh dedikuar vetem sportit te futbollit, shopping, argetimit, muze dhe te jete i hapur 365 dite ne vit per te gjithe tifozet dhe turistet. Behet fjale per nje projekt i cili do te kushtoje 1.2 miliard euro dhe qe do te jete nje nga stadiumet me modern ne Europe. Investimi do te jete i ndare nga te dy klubet dhe mendohet se do te rrise te ardhurat 10 here me shume se sa arrijne te marrin per momentin te dy klubet milaneze.