Tuttosport: “Belotti-Milan nuk ka mbaruar! Motivi”

E ardhmja e Andrea Belottit është ende e gjitha për t’u shkruar! Rinovimi te Torino nuk ka ardhur dhe tani frika e tifozëve është se lideri dhe kapiteni i ekipit granata e ka ndarë mendjen për t’u larguar dhe provuar veten në një ekip që ka më shumë ambicje dhe i ofron atë siguri për t’u rritur…

Presidenti Cairo, i kritikuar nga tifozët që kërkojnë largimin e tij, po përpiqet ta mbajë dhe madje duke shtuar ndonjë bonus në shifrat për rinovim, por Belotti ende nuk ka dhënë përgjigje pozitive.

Frika është që mund të shitet që këtë verë, teksa Interi është hedhur mbi sulmuesin si “plan B” nëse nuk arrin Correa.

Por, Tuttosport shprehet: “Kujdes nga Milani! Klubi kuqezi pëlqen Belotti, por vetëm nëse ai lirohet falas dhe kjo do të ndodhte verën e ardhshme. Maldini do ta priste krahëhapur kapitenin e Torinos duke i dhënë një vend në sulmin kuqezi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu