
Klubi kuqezi ka patur kontakte me agjentin Augustin Jimenez dhe lojtari së fundmi ka qenë në Ibiza, ku edhe Paolo Maldini ka qenë për disa ditë për pushime dhe për arsye të mundshme merkatoje.
Të ardhurat e de Paul nuk janë problem, por është çmimi i kartonit.
Udinese niset nga një kërkesë rreth 35 milionë euro për dhënien e “xhevahirit” të saj.
Milani do donte të shpenzonte me pak, por nuk është e lehtë të bien dakort me shoqërinë friuliane.
De Paul në skemën 4-2-3-1 të Stefano Piolit mund të luajë në çfarëdo pozicioni.
Sigurisht roli i tij është ai i trekuartis-it, në të cilin në skuadren kuqezi është Hakan Calhanoglu.
Milani dëshiron të stërvisë një skuader të plotë për të përballuar kampionatin e Europa League, duke mbuluar mirë çdo pozicion me titullar dhe alternativa.
Agjenti Jimenez po merr telefonata të ndryshme, edhe pse pengesa që duhet kaluar nga çdo klub mbetet Udinese.
Për tani asnjë nuk ka ofruar 35 milionët e kërkuar, por propozime nga 25 milionë mund t’i shkojnë shpesh padronit Pozzo.
Nga Anglia ka dalë interesi nga Arsenali, që shpejt mund të formulojë ofertën e vet./milanclubalbania.al/