Milan-Dalot, huazimi si pakt me Manchester United! Ja çfarë parashikon e ardhmja

Diogo Dalot ishte afrimi i fundit i Milan në seancën e tregut të transferimeve që sapo ka përfunduar. Mbrojtësi portugez vjen nga Manchester United si huazim pa të drejtë blerje, pas një viti të kaluar mes dëmtimesh dhe pankine.

Sipas raportimit nga Tuttosport, kuqezinjtë dhe klubi anglez e kanë kryer këtë marrëveshje me një “shtrëngim duarsh” mes zotërinjsh, me premtimin për t’u takuar në janar për të diskutuar blerjen e mundshme të portugezit nga kuqezinjtë.

Stefano Pioli do të ketë nevojë për të në javët e ardhshme, falë angazhimeve shumë të ngushta. Conti është ende larg formës më të mirë dhe Calabria do të ketë nevojë për pushim. Do të jetë një mundësi për të parë Dalot në fushë dhe dëshirën e tij për të bërë përshtypje te Milani.

Klubi është përgatitur për blerjen e tij, pasi gjithashtu Maldini dhe Massara janë çmendur pas tij. Sidoqoftë, mbrojtësi do të duhet të tregojë në fushë se ai vlen për fanellën kuqezi dhe të mos përfundojë në harresën e stolit të gjatë të Pioli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu