Federico Chiesa mbetet objektivi i fshehur i Milanit dhe Paolo Maldinit, sidomos sepse Pioli e kërkon ta ketë në sulm, në krahun e djathtë.
Gazetari i njohur Sandro Sabatini, duke folur për Radio Sportiva, ka analizuar situatën:
“Milani për Chiesa? Jam duke pritur për lajme në krahun e djathtë. Kiesa? Nëse ai dëshiron të largohet, klubi vendos çmimin! Fiorentina e rriti atë dhe i besoi, tani ata nuk mund ta zhvlerësojnë. Sjellja e Fiorentinas ndaj Chiesa është pa asnjë mëdyshje e paqortueshme dhe e kuptueshme”.