“Milan, çfarë dhurate ditëlindje! Aromë Champions, por Ibrahimovic më ka befasuar”

Ole Gunnar Solskjaer, menaxheri i  Manchester United, komentoi shortin e Djajve të Kuq me Milanin, një sfidë me një aromë të Ligës së Kampionëve.

Për Zlatan i brahimovic, i  cili do të kthehet në Old Trafford, ai tha: “Zlatan më bëri përshtypje, duhet ta pranoj! Mënyra se si po shkon karriera e tij më ka befasuar jashtë mase.

Ai pësoi një dëmtim që kërcënoi të kompromentonte karrierën e tij kur i shte këtu te Manchester United, por arriti të rikuperohet dhe shkoi në MLS, pastaj u kthye në Milano dhe ngriti ekipin.

Ata po rriten dhe kanë bërë shumë mirë këtë sezon”.

Një dhuratë e bukur për ditëlindjen, apo jo? (Sot norvegjezi mbush 48 vjeç)

Është tradita jonë tani të kemi çiftime të vështira, kjo është ajo që ju bën të ndiheni në Ligën e Kampionëve… Dhe është mirë për ne që t’i kemi këto ndeshje sepse kjo skuadër ka nevojë për sfida dhe mezi presim t’i luajmë ato”.

DALOT – “Ne e njohim atë, natyrisht. Ai shkoi atje për të marrë përvojë në një klub të madh dhe mësoi shumë. Ai ka luajtur shumë ndeshje të tjera këtë sezon, është mbajtur në formë dhe shpresojmë se mund ta shqetësojmë pak”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu