Milan-Cagliari, Pioli publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen e fundit

Milani ka publikuar listën e të grumbulluarve për ndeshjen kundër Cagliari-t.

Takimi, i vlefshëm për “Serinë A”, luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në “San Siro”.

Kjo do të jetë gara e fundit për sezonin 2019-2020.

Trajneri Stefano Pioli, do të duhet ta ndërtojë skuadrën e sotme pa të dëmtuarit, Conti dhe Romagnoli, që kanë dëmtime muskulare.

Milanclubalbania.al, mëson se jashtë listës është Rebic, për shkak skualifikimi.

Ndërkohë të pranishëm do të jenë disa të rinj që vijnë nga academia: Brescianini, Torrasi, Colombo dhe Maldini./milanclubalbania.al/

Në foton më poshtë, lista e të grumbulluarve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu